Gjendje e rëndë në Agjencinë për ndërtim dhe zhvillim. Detyrohen 17 paga

0

Në Agjencinë për Ndërtim dhe Zhvillim mbizotron një situatë e rëndë financiare pasi të punësuarit  janë pa marrë 17 paga, ndërsa 5 vite nuk i kanë të paguara kontributet. Drejtori i saj Shpëtim Maraj, thotë se situata asnjëherë nuk ka qenë e mirë por gjendja ka eskaluar pas bllokimit të xhirollogarisë së Komunës.

Borxhet për kontribute kapin shifrën prej 94.000 euro, kurse  rreth 100 mijë euro janë detyrimet për paga. Ka 8 muaj që 11 të punësuarit  në këtë agjenci nuk kanë marrë asnjë cent. Maraj deklaroi se gjendja është tejet kritike dhe nëse kjo vazhdon , nuk përjashtohet mundësia që kjo ndërmarrje të fiket.

Share.