Gjendja në Ulqin alarmante – Masa të ashpra ndëshkuese nëse nuk respektohen masat

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Komuna e Ulqinit, Drejtoria e Policisë gjegjësisht Dega e Sigurisë në Ulqin dhe Policia Komunale, organizuan një konferencë për media në të cilën paralajmëruan rigorozitet maksimal në implementimin e masave kufizuese në periudhën e ardhshme, në mënyrë që të parandalohet përhapja e Covid-19. Nënkryetari, Astrit Hoxha, tha se qëllimi i konferencës ishte apeli për qytetarët e Ulqinit që të kenë mirëkuptim dhe të bashkëpunojnë në luftën kundër përhapjes së sëmundjes, duke theksuar se qyteti nuk do ta duronte edhe një tjetër sezon turistik të dështuar.

Kreu i Trupit koordinues i Degës së Sigurisë në Ulqin për implementimin e masave kufizuese, Aleks Koçoviq, tha se për të monitoruar situatën në zonën e komunës së Ulqinit kanë fomruar skuadra të caktuara. Ai shtoi se situata është  serioze dhe paralajmëroi se çdo mosrespektim i masave do të sanksionohet ashpër.

Shefi i Policisë Komunale Milazim Mustafa, u ankua se nuk disponojnë kuadër të mjaftueshëm për të monitoruar situatën si duhet por do të japin maksimumin, dhe paralajmëroi se duke filluar prej ditës së nesërme nuk do të tolerohet asnjë shkelje e masave kufizuese

Komuna e Ulqinit si institucion po përballet përsëri me probleme financiare, të cilët janë rezultat i papërgjegjësive dhe e menaxhimit të dobët ndër vite, çka ka sjellur përsëri mbllokim të llogarisë rrjedhëse.

Në konferencë u tha se rrugët e qytetit dezinfektohen dy herë në ditë dhe të gjitha institucionet vitale në qytet duhet të mirëmbahen në një nivel të lartë. Gjobat për mos mbajtjen e maskës në hapësirat publike ​​të hapura dhe të mbyllura është 100 euro, ndërsa për mosrespektimin e masave për furnizuesit e ushqimit dhe bizneset, do të ketë kallëzime penale si dhe revokim të lejës së punës.

Share.