Gjendja e rëndë financiare e Komunës është përhapur edhe në ndërmarrjet publike

0

Bllokimi i xhirollogarisë së Komunës së Ulqinit, përveç se ka ndikuar në gjendjen financiare të të punësuarëve në këtë institucion, probleme shtesë ka krijuar edhe për ndërmarrjet e tjera publike të themeluara nga Komuna. Në Qendrën për kulturë, Ndërmarjen për mbrojtjen dhe kultivimin e egërsirave  dhe Agjencinë për ndërtim dhe zhvillim, probleme ka pasur edhe në të kaluarën, kurse tani çdo gjë është përkeqësuar edhe më tej. Në ndërmarrjen e gjuetisë e kanë të bllokuar edhe xhirollogarinë për shkak të borxheve për kontribute, kurse deytrimet ndaj të punësuarëve janë 20 paga mujore. Situatë e ngjajshme është edhe në Agjencinë për ndërtim dhe zhvillim, kurse në Qendrën për kulturë, edhe pse nuk janë të bllokuar, mjete financiare për të realizuar programin nuk kanë, kurse të punësuarit kanë disa muaj që nuk kanë marrë rroga. Kjo situatë fatkeqësisht nuk pritet të zgjidhet së shpejti, pasi procedura e zhbllokimit të xhirollogarisë së Komunës pritet të zgjasë deri kah fundi i vitit.

Share.