Gjendet e vrarë pensionistja në Meteriz

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Pensionistja Stana Bozhoviq 67 vjeç me profesion mësuese tashmë në pension, të martën është gjetur e vrarë në shtëpinë e vet në Meteriz. Ajo ka qenë e lidhur, ndërsa në kokë kishte të vendosur kapele të zezë. Dyshimet e para nga ana e policisë e cila mbërriti menjëherë në vendngjarje lidhen me një vrasje me qëllim përfitimi pasi mësohet se para pak kohësh Bozhoviq ka shitur një truall në afërsi të hotelit Albatros. Gjithashtu pretendohet se autori I vrasjes e njihte atë si dhe kishte informacion mbi lëvizjet e saj. Përveç të tjerave shtëpia ka qenë e plaçkitur pasi vrasësi është vënë në kërkim të parave. Policia mbrëmë ka bllokuar të gjitha rrugët e afërta në kërkim të vrasësit. Gjatë këtij hetimi po bashkëpunohet mes përfaqësuesve të policisë së Ulqinit dhe kolegëve nga Tivari dhe Podgorica.

Share.