Gjenashi: Mësimdhënësit dhe nxënësit janë adaptuar shumë mirë në formën e re të mësimit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Mësimi online vazhdon të praktikohet në shkollat në Mal të Zi. Gjatë periudhës një vjeçare, mësimdhënësit por edhe nxënësit mësimin e kanë realizuar në forma të ndryshme. Shpesh kanë hasur në vështirësi, por sipas mësimdhënëses së lëndës së fizikës, Haxhere Gjenashi janë adaptuar shumë mirë. Një numër i konsiderueshëm i nxënësve është aktiv dhe i interesuar për mësim, çka edhe e lehtëson procesin e vlerësimit. Në perendim mësimi në distancë është praktikuar edhe para periudhës së pandemis dhe ka rezultuar i suksesshë, mësimdhënësja Gjenashi është e mendimit që edhe tek ne një pjesë e mësimit do ishte mirë të realizohet në formë elektronike ehde pasi virusi të ketë përfunduar.

Share.