Gjeloshaj:Aksion planetare-reciklimi i gjerave te pavlefshme

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Fjalori i botuar nga CANU ka shkaktuar shume reagime koheve te fundit, ka pasur reagime te ashpra te cilat e kane denuar kete fjalore dhe kane kerkuar qe ai te terhiqet. Mirepo deklaratat nga ky institucion akademik jane mjaft tendencioze, ata deklarojne se as qe ju shkon nder mend ta terheqin fjalorin, kurse reagimet i vleresojne si afere e inskenuar nga disa subjekte politike.

Veprimi me interesant i tere kesaj historie eshte veprimi i deputetit te ASH Nik Gjeloshaj i cili ne hollin e Kuvendit te Malit te Zi nuk hezitoi te recikloje faqet e Fjalorit te CANU.

  Gjeloshaj tha se, këtë e bëri në emër të të gjithë shqiptarëve, sepse në këtë Fjalorë fyhen shqiptarët, në mes tjerash termin “Albanizim” e përshkruan “imponim i gjuhës shqipe, kulturës dhe zakoneve te popujve të tjerë”. 

Shpresoj që kjo letër e pa vlerë tani do ti shpërbejë dikujë për të publikuar të vërtetën, ka thënë Gjeloshaj.

“Ne kurr nuk kemi thënë që do të djegim diçka, ajo nuk është mënyra jonë e veprimit politik.Ajo është mënyrë e autorëve të këtij Fjalori.Ne do të bashkohemi aksionit planetarë, që do të thotë reciklim i gjërave që nuk janë për përdorim. Në emër të popullit shqiptar, kudo që jetojnë, unë tani do të ricikloj këtë fjalor” ka thënë Gjeloshaj.

Share.