Gjeloshaj-Zenka: Komuna e Tuzit e meriton besimin e treguar

0

Kryetari i komunës së Tuzit, z. Nik Gjeloshaj së bashku me bashkëpunëtorit e tij, zhvilloi dje një takim me ministrin për të drejtat e njeriut dhe të pakicave, z. Mehmed Zenka. Gjeloshaj falenderoi ministrin Zenka për vizitën e tij si dhe e njoftoi atë me punën e deritashme të Komunës dhe planet për të ardhmen. “Komuna e Tuzit së bashku  me Qeverinë e Malit të Zi, do të vazhdojë bashkëpunimin për të mirë të qytetarëve” theksoi Gjeloshaj. Ministri Zenka rikujtoi se të gjitha elaboratet ekonomike kanë dëshmuar që Tuzi është financiarisht e qëndrueshme, dhe  se Komuna e Tuzit ka resurse dhe potenciale të mjaftueshme për të justifikuar besimin e treguar. Në fund të takimit të dy palët u dakorduan për komunikim më të shpeshtë, me qëllim për të realizuar projekte të reja në Komunën e Tuzit, së bashku me Qeverinë e Malit të Zi dhe Ministrinë për të drejtat e njeriut dhe të pakicave.

Share.

Leave A Reply