Gjeloshaj: Vendimi për hyrje apo jo në qeveri do të sillet së shpejti

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Bartësi i koalicionit “Lista Shqiptare” Nik Gjeloshaj, tha për Vijesti akoma nuk kanë sjellur një vendim përfundimtar nëse do të marrin pjesë në qeverinë e re të vendit, dhe se ky vendim do të sillet në mbledhjen e kryesisë, e cila pritet të mbahet së shpejti. Sipas disa burimeve, Gjeloshaj ishte takuar para disa ditëve me të mandatuarin Zdravko Krivokapiq, por nuk u prononcua lidhur me këtë takim. Sa u  përket kritikiave nga drejtori i ISHP, Boban Mugosha, për thirrjen e bërë qytetarëve të Podgoricës se janë të mirëseardhur në Tuz, Gjeloshaj tha se nëse çdokush do ta bënte punën ashtu si komuna e Tuzit, gjërat do të ishin më mirë.

Share.