Gjeloshaj takohet me bashkëvendasit që jetojnë në SHBA

0

Gjatë vizitës në SHBA, Kryetari i komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj së bashku me Nikollë Camaj, drejtorin e SH.P.K “Komunalet” realizuan disa takime të rëndësishme atje.

Mërgimarët tonë ishin adresa kryesore, jo vetëm e takimeve, por edhe e aktiviteteve që u realizuan për shënimin e 28 Nëntorit si dhe për mbledhjen e ndihmave të shumta për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri.

Në takimet vëllazërore që u realizuan me diasporën tonë u diskutua për shumë çështje me vlerë të madhe për zhvillimin e komunës së Tuzit.

Një theks i veçantë gjatë bisedave u vu në perspektivat e projekteve në fushat e ndryshme që Malësia ka kapacitet, siç është bujqësia, vreshtaria etj. Po ashtu u diskutua për investimet që do të realizohën gjatë vitit 2020, të parapara me buxhetin e komunës.

Për këtë çështje të rëndësishme kryetari Gjeloshaj u ndal në detaje, duke prezentuar para diasporës projekt buxhetin, i cili fokus të veçantë do të ketë zonat rurale, që vite me radhë kanë qenë të lëna pas doret nga ish pushteti i komunës së Tuzit.

Diaspora jonë, si çdo herë shprehi gatishmërinë dhe vullnetin më të mirë për të kontibuar për zhvillimin e Malësisë në të gjitha aspektet.

Si rezultat i këtij bashkëpunimi, që do të jetë institucional, vitin tjetër do të kemi projekte konkrete infrastrukturore të realizuara në Malësi.

Kryetari Gjeloshaj, ndër të tjera rikujtoj që do të funsionalizohet me kapacitete të plota zyra për bashkëpunim me diasporën. Në këtë mënyrë, brenda kompetencave të komunës do të lehtësohën procedurat, siç është përgatitja e dokumentacioneve, ulja e taksave si dhe tjera çështje që investitori të ndjehet i sigurtë për investimin e kapitalit në Malësi.

Po ashtu në takime u propozuan që të themelohet një Këshill, qoftë edhe brenda shoqatave ekzistuese në diasporë, që të merret me përpilimin e një strategjie për të krijuar mundësinë për invenstitor të ndyshëm në komunën e Tuzit.

Zyrtarët e komunës duke treguar gatishmëri të plotë për bashkëpunim të pandërprerë me diasporën, falenderua ata për të pritjen e ngrohtë vëllazërore si dhe për kontributin e pandalshëm që kanë dhënë në kontinuitet për Malësinë në të gjitha fushat, kurdo ka qenë nevoja!

Share.