Gjeloshaj sulmon ashpër Krivokapiq, PDS dhe Demokratët

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryetari i Alternativës Shqiptare Nik Gjeloshaj, ka sulmuar ashpër kryetarin e Partisë Socialdemokrate Ranko Krivokapiq, në lidhje me kërkesën për përsëritjen e zgjedhjeve në disa vendvotime në Podgoricë.

Sipas Gjeloshaj, e vetmja arsye për përsëritjen e zgjedhjeve është tentativa për të marrë mandatin e vetëm shqiptar, pasi ndryshime të tjera nuk mund të ketë, duke pasur parasysh që PDS ka shumicën absolute. Ai nuk kurseu kritika as ndaj Partisë Demokratike të Socialistëve dhe Demokratëve për retorikën e tyre kundër Alternativës Shqiptare. Ai shprehu besimin se Gjykata Kushtetuese nuk do të lejojë cënimin e vullnetiti të qytetarëve të treguar në zgjedhje dhe nuk do të miratojë përsëritjen e zgjedhjeve.

Share.