Gjeloshaj sot ne takimin e Unionit te bashkive shqiptare

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Sot, kryetari i Komunës së Tuzit Nik Gjeloshaj, ndodhet në një vizitë zyrtare në Tiranë ku po mbahet mbledhja e radhës e asamblesë së përgjithshme së Unionit të bashkive shqiptare në rajon. Gjatë takimit, në të cilin ishin të pranishm të gjithë kryetarët dhe kryebashkiakët, antarë të UBSHR-së, temë diskutimi ishte ,,forumin ekonomik dhe turizmin rajonal”.

Anëtarët ndanë eksperiencat e tyre në lidhje me mundësitë e zhvillimit, promovimit dhe integrimit të të rinjëve të rajonit në një platformë të përbashkët turistike- ekonomike – sociale – kulturore për anëtarët e UBSHR-së si dhe shpalosën idetë për hapat e metejshëm që do të ndërmerren në këtë drejtim.

Share.