Gjeloshaj reagon ndaj fjalorit te Akademise malazeze

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Fjalori i botuar nga CANU (Akademi malazeze e Shkencave dhe Arteve) ka hasur në kritika të ashpra nga deputeti i Alternativës Shqiptare Nik Gjeloshaj.

Sipas fjalëve të tij, në këtë fjalor mes tjerash shkruan se Shqiptarët janë agresorë, okupator dhe se përmes agresionit kulturën dhe gjuhën u’a imponojnë të tjerëve me qëllime për ti albanizuar.

”Autorët e këti fjalori nuk e din se Shqipëria është shtetit amë i te gjithë shqiptarëve kudo që ata jetojnë që Shqipëria është anëtare e NATO-s, se shqiptarët janë faktori më i madh i paqes dhe stabilitetit në Ballkan që shqiptari është lider nga orjentimi dhe shteti në Ballkan. E di që disave nuk u shkon në favor kjo e vërtetë, prandaj histerin e tyre kundër shqiptarëve e promovojne dhe në botime të tilla ” ka thënë Gjeloshaj

Share.