Gjeloshaj: Qeveria po bën degradim ekonomik, duhet të kërrkojmë të bëhemi pjesë e buxheteve të Shqipërisë dhe Kosovës

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kryetari  i Komunës së Tuzit Nik Gjeloshaj ka reaguar sot përmes një postimi në Facebook lidhur me buxhetin e  Malit të Zi,  i cili nuk ka parashikuar asnjë investim për Komunën e Tuzit për vitin 2021.
Gjeloshaj, poashtu akuzoi edhe nënkryetarin e Qeverisë Dritan Abazoviq i cili sipas Gjeloshajt, është pjesë e qeverisë antishqiptare e cila nuk i kryen as obligimet ligjore ndaj Komunës së Tuzit.
Kryetari Gjeloshaj në këtë shkrim potencoi se populli shqiptarë duhet seriozisht të mendojë dhe kërkojë të bëhet pjesë e buxheteve të Shqipërisë dhe Kosovës.
Në vazhdim lexoni postimin e plotë:
Të nderuar qytetarë,
Dëshirojmë të njoftojmë opinionin, që Qeveria e Dritan Abazoviqit, në propozimin e buxhetit për vitin 2021 nuk ka planifikuar asnjë cent investime në Komunën e Tuzit, edhe pse na takon me ligj.
Pasi që ishte mysafir në Tuz, para disa kohëve dhe premtimeve që bëri, z.Abazoviq duhet të turpërohet për (mos)veprimet!
Pothuajse të njëjtën praktikë ka vazhduar edhe në Ulqin, si dhe në komunat e tjera ku jetojnë shqiptarët. Po ashtu kjo Qeveri, nuk po i kryen obligimet që parashihen me ligj ndaj komunës së Tuzit, siç veprohet me komunat e tjera në Mal të Zi. Vetëm komuna e Tuzit në buxhetin e shtetit çdo vit paguan tatime mbi gjysmë milioni euro. Këto e shumë argumente të tjera e dëshmojnë se z.Abazoviq është pjesë e qeverisë antishqiptare dhe se keni qëllim degradimin ekonomik të vendbanimeve autoktone shqiptare.
Ne si popull shqiptarë, s’na mbetet asgjë tjetër, por që duhet seriozisht të mendojmë dhe kërkojmë të bëhemi pjesë e buxheteve të Shqipërisë dhe Kosovës.
.
Share.