Gjeloshaj: Një sezon i shkëlqyer e KF ,,Deçiq”. Faleminderit për emocionet e bukura që na i dhuruat!

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Pas ndeshjes Buduqnost-Deciq për Kupln e Malit të Zi, Kryetari i Komunës së Tuzit Nik Gjeloshaj, i cili është edhe mbështetës i fuqishëm i klubit, ka dënuar ashpër incidentin e mbrëmshëm dhe ka falenderuar tifozët e Deciqit për sjelljet e civilizuara dhe dinjitoze kundrejt të gjitha provokimeve të cilat u janë bërë në stadium nga tifozët e Buduqnostit.
Më poshtë mund të lexoni postimin e tij të plotë në faqen e Facebook-ut:
Të dashur futbollistë, ju nuk fituat Kupën e Malit të Zi, por arritja deri në finale, e në finale luajnë më të mirët, kualifikimet Evropiane, si dhe arritjet individuale të Kristijan Vulajt dhe Adrian Rudoviqit, që janë tashmë pjesë e përfaqësueses së Malit të Zi, bashkë me Xhonatan Dreshajn dhe Danillo Peshukiqin në reprezentacionin U-21, na bëjnë patjetër të gjithëve krenarë me lojën fantastike te klubit tonë.
Tashmë para jush është një një rrugë e gjatë, keni akoma edhe shumë punë për të bërë, e shumë fitore për të korrur.
Faleminderit tifozëve të KF Deçiq që treguan se si në mënyrë te civilizuar, dinjitoze dhe të kulturuar përkrahet klubi i vet!
Posaçërisht faleminderit që nuk reaguat në provokimet fashiste dhe fyese ndaj shqiptarëve në finale!
Respektoj kërkim faljet nga kryebashkiaku i Podgoricës, z. Vukoviq, dhe kapiteni i FK Buduqnost, z. Grbiq.
Na vjen keq qe kryetari i FK Buduqnost, z. Mijaç, nuk reagoi, e as që kërkoi falje për këtë, edhe nëse kjo ndeshje e mban epitetin e “ndeshjes më të bukur të sezonit”.
As KF Buduqnost zyrtarisht, si nikoqir, nuk shprehi keqardhje për thirrjet fashiste nga tifozët zyrtarë të vetë.
Lojtarëve te FK Buduqnost, kapitenit Grbiq, bashëkqytetarit tonë te Komunës së Tuzit e lojtarit te FK Buduqnost, Bogdan Miliq, urime për fitoren dhe dopietën!
Ne klubin tone luajnë shqiptarë, malazezë, boshnjakë, serbë… dhe ne jemi krenarë për të gjithë lojtarët si dhe stafin teknik. Ne nuk bëjmë dallime, promovojmë sportin e posaçërisht mesazhin e UEFA-s kundër racizmit dhe ofendimeve nacionale.
Vulaj, Dreshaj, Pepiq, Mullaliq, Markoviq, Peshukiq, Rudoviq, Nikolliq, Zhelkoviq… ju jeni krenaria e klubit tone, emrat tuaj u shënuan me shkronja të arta ne komunën tone!
Dhe në fund, nuk fituam finalen ne futboll, por nga stadiumi dola krenar, ballëlartë, me krejt stafin, miqtë e klubit e tifozët tonë që ndaj gjithë kësaj shprehje fashizmi treguan civilizim. Zemrën e kam sa Deçiqi!
Fituam në arenën ku Malësia e njerëzimi kanë fituar gjithmonë, në ndershmërisë, dinjitetit dhe civilizimit.
Referi e delegati nuk e ndërprenë lojën për asnjë moment gjatë kanonadës së fyerjeve shoviniste në bazë nacionale, e pra kishte elemente për ndërprerjen e lojës. Sa për rikujtim, ne gjysmëfinale me KF Iskra, delegati, me urdhër te komisarit Miqunoviq, e ndërpreu lojën për 10 minuta, për shkak se ne tribuna kishim 4 persona më shumë se ç’ishte e lejuar. Kjo tregon mjaft. Për koment shtesë nuk ka nevojë!
PS
Referi Shqepanoviq eshte temë në vete dhe borxhliu ynë i vjetër. Por, kush qeshet i fundit, qeshet më së ëmbli!
Bravo djema!
Faleminderit për emocionet e bukura që na i dhuruat!
Nik Gjeloshaj, kryetar i komunës së Tuzit
Share.