Gjeloshaj në Prokurori për ngjarjet e 25 shkurtit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryetari i Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj, u mor në pyetje sot në Prokurorinë Themelore të Shtetit në Podgoricë, për shkak të një kallëzimi penal kundër tij për thirrje për rezistencë në kuadër të ngjarjeve të 25 shkurtit. Pas dëgjimit, Gjeloshaj tha se ishte ofenduar nga padia kundër tij, por i respekton institucionet e sistemit dhe se po pret me qetësi vendimin për çështjen e tij. Ai shtoi se se për këtë është i gatshëm të shkojë edhe në burg dhe se ai me bashkëpuntorët e tij mbrojtën Kushtetutën dhe se si kryetar i komunës,  kishte detyrimin për të mbrojtur ekonominë. “Unë qëndroj i mendimit se ky ishte një vendim politik dhe çështje diskriminimi. Konfirmimin për këtë e morëm pas 48 orësh, kur masat u ndryshuan,” tha Gjeloshaj.. Bazuar në kallëzimin penal të policisë, Gjeloshaj dhe dy bashkëpuntortë e tij akuzohen për bllokimin e rrugës, duke e bërë të pamundur kryerjen e veprimit zyrtar. “Kjo nuk është aspak e vërtetë sepse zyrtarët e policisë kishin mundësi të bënin punën e vet përkundër bllkimit. Të gjitha objektet hotelerike ishin në atë pjesë. Ata mund të kryenin të gjitha veprimet pa ndonjë problem “, tha ndër të tjera Gjeloshaj.

Share.