GJELOSHAJ NE OREN E KRYEMINISTRIT:QEVERIA NUK MUNDESON ZHVILLIMIN E TROJEVE SHQIPTARE

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Me datën 24.04.2015 në Parlamentin e Malit të Zi deputeti Nik Gjeloshaj në “Orën Kryeministrore” I ka parashtruar Kryeministrit Gjukanoviq pyetjën rreth investimeve në infrastrukturën rrugore dhe investimeve kapitale në qytetin e Plavës, Gucisë, Ulqinit dhe Malësisë.

Në sqarimin e tij deputeti Gjeloshaj u shpreh mes tjerash që nëpërmjet investimeve duhet të ndalohet emigrimi dhe asimilimi i shqiptarëve në Plav dhe Guci.

“Bëhet fjalë për Plavën dhe Gucinë të cilat në 20 vitet e fundit kanë perjetuar një valë të madhe emigrimi. Tani për këto dy komuna, specifikisht me këtë ndarje ka ardh edhe deri te ndryshimi i strukturës nacionale. Si qytetet ku shqiptaret kanë përbërë gjithmonë shumicën, si qytete me një traditë të madhe dhe më një rëndësi të madhe në historinë shqiptare, tani me një asimilim dhe emigrim të heshtur janë bërë qytete ku ka një numër të vogël të shqiptarëve dhe me këtë rast dua të përshëndes të gjithë ata që kanë mundur të ruajnë atë çfarë janë dhe gjithashtu edhe qytetaret e tjerë të Plavës dhe Gucisë” është shprehur Nik Gjeloshaj.

Gjeloshaj u shpreh se Plavës dhe Gucisë natyra i ka falur shumë ndërsa politika atë ia ka marrë.

“Pozita gjeografike e Plavës dhe Gucisë ju mundëson këtyre vendeve të jenë qendra turistike me potenciale të mëdha. Atë që natyra i ka fal më duket se politika ia ka marrë ose nuk e ka vlerësuar mjaftueshëm. Duhet të shtohën përpjekjet që rruga e nisur Plavë Podgoricë të përfundohet sa ma shpejt, por në të njëjtën kohë të punohet në investime kapitale në mënyrë që kjo rrugë për to mos të jetë vetëm rruga më e lehtë për tu larguar nga Plava dhe Gucia.”

Deputeti Gjeloshaj gjithashtu nuk la pa përmëndur edhe disa nga problemet që ka Ulqini, ai u shpreh se me Ulqinin është vepruar me dy standarde.

“Tjetra është Ulqini edhe pse ka potencialin më të lartë turistik në Mal të Zi dhe më gjërë është komuna më e varfër në bregdet. Me mbi 50% e teritorit që menaxhojnë Të mirat detare është Ulqini. Ulqinakët shumë shpesh e quajnë këtë ndërmarrje “E keqja detare”. Kemi ligjin i cili Ulqinit i definon kufinjt e të mirave detare ndryshe nga Komunat e tjera. Për këtë arsye ulqinakët kanë të drejtë ta quajnë “e keqja detare”, për arsye se ata por edhe ne duhet ti bëjmë vetës pyetjën pse është kështu. Posaçërisht dua të potencoj ndërtimin e objekteve turistike në mënyrë që të përmirësohet oferta turistike. ” është shprehur Nik Gjeloshaj.

Në fund, Gjeloshaj Malësinë e quajti një rast të veçant për arsye të statusit të saj, ai u shpreh se nëpërmjet statusit të komunës Malësia mund të bëhet vend për tu kthyer dhe jo për të ikur.

“Malësia edhe pse zyrtarisht pjesë e kryeqytetit mbetet e pazhvilluar, e lanë anash, nuk ka investime kapitale të rëndësishme e sidomos për hapjën e vendeve të reja të punës. Në 9 vite të ekzistencës së Komunes Urbane të Tuzit, gjithmonë me plane financiare të ndryshme minimalisht kanë qenë të parashikuara 15 milion euro dhe sikur gjysma e tyre të ishin realizuar Malësia do dukej ndryshe, për këtë arsye edhe sot duam komunë, në mënyrë që të marrim përgjegjësi për zhvillimin e Malësisë. Nuk duam të presim se a do kujtohet dikush të investojë ndonjë gjë, duam që kur të bisedojmë të realizohën, jemi gati të marrim përgjegjësi dhe të punojmë në zhvillimin e infrastrukturës lokale, objekteve kapitale, të krijojmë një vend nga ku mos të mendohet të iket por të kthehen, për arsye se ka çdo gjë që nevojitet për zhvillim dhe një jetë më të mirë për qytetarët”

Deputeti Nik Gjeloshaj nuk la pa përmëndur edhe faktin e mirëorganizimit të qytetarëve të Malësisë në vend dhe në diasporë. Ai u shpreh se Malësoret janë të organizuar, dinë dhe duan të punojnë për zhvillimin e Malësisë.

“Se jemi të organizuar, dimë dhe duam të punojmë për zhvillimin e vendit tregojnë edhe të dhënat se në çfarë mënyre po punohet funerali për nevojat e qytetarëve të Malësisë. Edhe pse me të ardhura modeste, qytetarëve ju duhet të vetë organizohen, të bëjnë grumbullimin e mjeteve në mënyrë që të ndërtojnë këtë objekt. Është fakt se sipërmarrësit lokal në një takim të shkurtër kanë bërë donacion në mbi 50.000 euro. Që diaspora jonë në Amerikë në dy darka ka grumbulluar mbi 200.000 dollar është fakt që qytetarët janë të gatshëm të heqin dorë nga të ardhurat e tyre në mënyrë që të zhvillojnë vendin e vet dhe kjo nuk është hera e parë, por shumë herë, se radh ndonjë objekt në Malësi është ndertuar pa ndihmën e diasporës, të cilëve edhe me këtë rast ju falenderohem për kontributin e tyre që kanë dhënë për vitë me radhë për zhvillim e Malësisë. Mendoj se kjo praktikë nuk është zgjidhje afatgjate, këto dhe objekte të ngjajshme duhet ti ndërtojë qeverisja lokale dhe qeveria nga buxheti.” ka thënë Gjeloshaj.

Në fund jasht teme, Deputeti Gjeloshaj ua rikujtoj edhe një herë se në buxhetin e vitit 2015 janë planifikuar mjetet për ndërtimin e ujësjellësit për pjesën malore të Malësisë dhe se akoma nuk ka ndonjë informacion se rreth fillimit të punimeve dhe gjithashtu i bëri thirrje ministrit që të fillohet me punime për realizimin e këtij projekti.

Share.