Gjeloshaj kritikon propozimin e Spajiq- Akti i radhës kundër pakicave

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Lidhur me propozimin e Ministrisë së financave për të ndryshuar Ligjin për vetëqeverisjen lokale, sipas të cilit disa komuna do të mbesin pa të ardhura nga Fondi Egalizues, ka reaguar edhe kryetari i Tuzit, Nik Gjeloshaj. Ai e ka quajtur këtë propozim si sulm ndaj komunave të varfëra, në të cilat kryesisht jetojnë popujt pakicë. Duke shprehur besimin se ky propozim nuk do të mbështetet nga deputetët në Kuvendit, Gjeloshaj tha se ai bie edhe ndesh me ekspozenë e kryeministrit Zdravko Krivokapiq me të marrë detyrën, në të cilën premtoi decentralizim dhe ndihmë në zhvillimin ekonomik të qeverisjeve lokale.

Share.