Gjeloshaj: Komuna e pavarur e Tuzit duket se është makth për Podgoricën

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryetari i Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj, thotë se , Kuvendi i Kryeqytetit, me pëlqimin paraprak të Qeverisë , ka shkelur rëndë Ligjin për Organizimin Territorial të Malit të Zi.

Ai shtoi se kjo është një përpjekje e Podgoricës për të zyrtarizuar përmes institucioneve, qëndrimin dhe sjelljen e saj  ndaj Komunës dhe qytetatëve të Tuzit .

“Ne vërejmë me keqardhje se Qeveria e Malit të Zi gjithashtu mori pjesë në këtë sulm ndaj Komunës së Tuzit përmes pëlqimit që i dha Kryeqytetit,  deklaroi Gjeloshaj. Sipas tij, me këto vendime që kanë të bëjnë me programin e objekteve të përkohëshme,  territori i Komunës së Tuzit konsiderohet si pjesë integrale e Kryeqytetit.

“Realiteti i përcaktuar nga ligji për sa i përket territorit është, siç  duket, një makth për Kryeqytetin.  Komuna e Tuzit është një komunë e pavarur me kufij të përcaktuar qartë që i përkasin asaj në bazë të Ligjit për Organizimin Territorial të Malit të Zi, i cili u miratua nga Parlamenti i Malit të Zi me propozimin e Qeverisë  ”, tha Gjeloshaj. Ai lidhur me këtë pret ndërhyrjen urgjente të Ministrisë së Administratës Publike, përmes Drejtorisë për Vetëqeverisje Lokale, në mënyrë që të reagojë brenda kompetencës të veta ndaj, siç pretendon Gjeloshaj, veprimeve të paligjshme të Kuvendit të  Podgoricës.

 

Share.