Gjeloshaj kërkon edhe një mjek

0

Nik-GjeloshajDeputeti i alternativës shqiptare Nik Gjeloshaj ka kërkuar nga drejtori i shtëpisë së shëndetit Nebojsha Kavariq që në shtëpinë e shëndetit në Tuz të punësohet edhe një pediatër. Gjeloshaj ka thënë se në një ent shëndëtësore në këtë komune urbane punon vetëm një mjek i fëmijëve, vetëm në ndërrimin e paraditës, kurse prindërit në orët e pasditës janë të detyruar që fëmijët e tyre ti çojnë te mjekët privat. Deputeti Gjeloshaj pas kontaktit që ka pasur me drejtorin Kavariq ka porositur se nuk do të heqe dorë nga kjo kërkes deri sa të plotësohet edhe një mjek.

Share.