Gjeloshaj dhe Thaçi takohen në Tuz

0

Kryetari i Komunës së Tuzit Nik Gjeloshaj, u takua dje me presidentin e Republikës së Kosovës Hashim Thaçi me të cilin zhvilloi një bisedë miqësore. Gjeloshaj u shpreh i kënaqur me bisedimet e zhvilluara, duke vlerësuar se ato ishin në interes të marrëdhënieve të mira midis dy vendeve.  Presidenti i Kosovës e uroi kryetarin Gjeloshaj për fitoren dhe i dëshiroi sukses në ndërtimin e institucioneve e që do të jenë në shërbim të banorëve. Kryetari Gjeloshaj nga ana e tij e falendëroi z.Thaçi për angazhimin e tij personal dhe kontributin që Kosova ka dhënë për shqiptarët në Mal të Zi!

Share.

Leave A Reply