Gjeloshaj: Bisedimet e para mund të fillojnë gjatë kësaj jave

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Bartësi i koalicionit Lista shqiptare, Nik Gjelosaj, tha se koalicioni që ai përfaqëson mund të kërkojë më shumë vende sesa një ministri dhe zv.kryeministrin, nëse bien dakord me të mandatuarin Zdravko Krivokapiq për qëllimet e programit të qeverisë. Sidoqoftë, tha ai, ka shumë çështje që duhet të zgjidhen para se të flitet rreth shpërndarjes së vendeve në Qeveri. Përfaqësuesi i listës shqiptare, Nikollë Camaj, më parë tha për gazetën  “Dan” se pozicioni i tij është që pozicioni i zëvendëskyeministrit dhe një ministrie duhet të jetë minimumi që duhet të marrin nëse hyjnë në qeverinë e re, duke theksuar se ministria në fjalë nuk ka pse të jetë ajo për të drejtat e njeriut dhe të pakicave. Ai vuri në dukje se për listën e tyre ka përparësi programi i qeverisë para çdo posti eventual. Për këtë pajtohet edhe Gjeloshaj, i cili pret  një takim me të mandatuarin gjatë kësaj jave. “Ne kemi marrë një ftesë për takim, por data kur do të takohemi nuk është përcaktuar ende. Besoj se do të jetë gjatë kësaj jave, ndoshta të Mërkurën ose të Enjten,” tha ndër të tjera Gjeloshaj.

Share.