Gjeloshaj – Abazoviq dhe Krivokapiq kanë ndryshuar kufijtë administrativ të Tuzit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryetari  Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj, ka akuzuar kryeministrin e Malit të Zi Zdravko Krivokapiq dhe zv.kryeministrin Dritan Abazoviq, se kanë ndryshuar kufijtë administrativ të Komunës së Tuzit, me çka deponinë e mbeturinave e kanë hedhur në pjesën e kryeqytetit. Gjeloshaj theksoi se këtë nuk e ka bërë as PDS në kohën e saj dhe kërkoi kthimin e menjëhershëm të vijës së mëparshme kufitare, kurse veprimin e quajti terësisht me prapavijë antishqiptare.

“I bëj thirrje përherë të fundit faktorit ndërkombëtar që është në Podgoricë që të reagojë. Qytetarët e Malësisë do të japin përgjigje të ashpër ndaj këtij provokimi.”- tha ndër të tjera Gjeloshaj.

Share.