Gjekë Gjonaj: Malësia e fitoi betejën me koronavirusin

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Komuna e Tuzit e cila u prek nga Covid-19 në Mal të Zi   fitoi betejën ndaj  pandemisë. U shërua pacienti i fundit me koronavirus. Këtë lajm të mirë e  kumtoi Instituti i Shëndetit Publik në Mal të Zi.   Që nga  data 23 mars kur në këtë komunë u regjistruan 15 rastet e para me këtë virus vdekjeprurës,  e deri  tek shërimi i pacientit të  fundit, ajo  arriti që të përmbyll me sukses  në vetëm 44 ditë  përballje  kolektive  me virusin korona.  Bilanci  37 të infektuar, 37 të shëruar, qindra familje  dhe qytetarë në  karantinim të plotë për  21 ditë , dhjetëra qytetarë në vetëizolim  dhe dëme  ekonomike.

Në  betejën me këtë armik të padukshëm  Malësia për fat të mirë nuk ka  humbur asnjë qytetarë, edhe pse parashikimet e para ishin tepër shqetësuese.  Për këtë sukses të radhës së Malësisë duhet falënderuar  Institutin e Shëndetit Publik  në Mal të Zi,  stafin  dhe punonjësit shëndetësorë të  Qendrës Klinike të Malit të Zi bashkë me kolegët e tyre në komunat tjera , që janë heronjtë e kësaj beteje. Pastaj, drejtuesit e Komunës së Tuzit, policinë e Malit të Zi,  vullnetarët e inspektorët komunalë  të cilët tërë kohën 24 orë në organizim të Shtabit Emergjent Komunal ndihmuan njerëzit në nevojë,  punëtorët e pastrimit, punëtorët  e barnatoreve, donatorët , Kryqin e Kuq të Malit të Zi dhe  gjithë  të tjerët    që u gjendën pranë qytetarëve të Malësisë në këtë situatë të vështirë.

Share.