Gjeka:Neglizhenca e tyre në punë më detyroj ti shkarkoj

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Gjatë këtyre ditëve është diskutuar mjaft për shkarkimin e tre punonjësve të komunës së Ulqinit,zyrtarë të ish partnerëve te kualicionit,Valdet Axhemoviq,Nazmir Sula dhe Teuta Mehmedoviq nga Kryetari i Komunës Fatmir Gjeka.Për televizionin Teuta në lidhje me këto shkarkime Gjeka u shpreh,se duke nisur nga situata e fundit politike për të bërë të mundur funksionimin e pushtetit lokal dhe administratës lokale pa marrë parasysh sa do të jem kryetarë,deri ditën e fundit do të funksionojmë si një pushtet me gjithë kapacitetin e plotë duke mos lënë hapësirë për neglizhencë në punë e për të bëre të mundur vjeljen e tatimeve rreth 7 milion euro tatime të pavjelura për arsye se disa sherbime merren me punë të subjektit të tyre duke lënë mënjanë punën që duhet bërë,ku mendoj se është dëmtuar shumë komuna.Mos vjelja e 7 milion eurove ka bërë që ne sot mos të kemi mjete, kjo është një neglizhencë në punë e për këtë arsye është bërë shkarkimi i këtyre kryeshefave,perfundon Gjeka.

Share.