Gjeka: Synohet përmirsim i mbledhjes së taksës turistike

0

Mbledhja e taksës turistike në Ulqin gjatë vitit 2019 ka qenë në nivele rekord, dhe nëse konsiderohen të ardhurat e tjera, në llogari të Organizatës turistike janë derdhur rreth 850.000 euro. Drejtori Fatmir Gjeka, tha për TV Teuta se taksa do të jenë e njëjtë si vitin e kaluar, kurse synim do të jetë vjelja më e mirë dhe rritja e ndërgjegjësimit për pagesën e rregullt të saj. Në pyetjen se pse OT dhe Komuna nuk kanë organizuar asnjë manifestim për të tërhequr turistët në qytetin tonë, Gjeka u përgjigj se mjetet për këtë u drejtuan për të ndihmuar qendrën ditore “Sirena” dhe çerdhen “Solidariteti”. Turistët gjatë sezonit të kaluar vërejtjet më të mëdha i kanë pasur për zhurmën dhe kolonat e gjata drejt Plazhit të Madh. Në muajin prill, tha Gjeka, OT në Prishtinë do të organizojë prezantim në kuadër të manifestimit “Ditët e Ulqinit”, ku do të promovojnë folklorin tradicional , kuzhinën dhe bukuritë e qytetit tonë.

Share.