Gjeka: Situata nuk është e mirë por sezon do të ketë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Sektori turistik i secilit vend në botë ka pësuar goditje të rëndë që prej fillimit të pandemisë së Covid 19, dhe në këtë drejtim, as Ulqini nuk përbën përjashtim. Parasezoni dështoi komplet dhe tani synohet që të shpëtphet diçka nga sezoni kryesor, sidomos duke promovuar destinacionin tonë si sigurtë nga ana shëndetësore.  Në Organizatën turistike të qytetit, thonë për televizionin tonë se kanë filluar me aktivitetet e para, ttë cilët do të intesifikohen deri në fund të muajit.

Gjeka thotë se interesimi kryesor këtë vit pritet nga turistët  e rajonit, duke pasur parasysh edhe afërsinë gjeografike.

Sa i përket bilanict financiar të vetë Organizatës turistike, Gjeka thotë se edhe ato vuajnë nga të njëjtit probleme si institucionet e tjera gjatë kësaj krize, por që shpresojnë se aktivitetet kryesore do të mund të realizohen.

Share.