Gjeka: Shtatori muaji më i vizituar në dekadën e fundit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Drejtori i Organizatës Turistike,Fatmir Gjeka, mbarëvajtjen e këtij sezoni turistik e vlerësoi relativisht të sukseshme. Edhe pse ka kaluar gjysma e muajit shtator , në komunën tonë janë duke pushuar një numër i konsiderueshëm i turistëve falë kushteve të favorshme klimatike. “Ky shtator për nga numri i vizitorëve  është më i vizituari në dekadën e fundit.

Nëse bëjmë një krahasim me vitin e kaluar aktualisht në Komunën e Ulqinit janë duke pushuar 50% më shumë mysafir se vitin e kaluar në të njëjtën periudhë kohore”,tha Gjeka. Sipas tij, problematike vazhdon të jetë paraqitja e mysafirëve,ku  sipas të dhënave statistikore këtë vit nga taksa e banimit janë vjelur  13% më shumë mjete,por realisht në Komunën e Ulqinit ka qëndruar numër shumë më i madh i turistëve. Mysafirët nga Serbia paraprijnë për nga numri i paraqitjes,pastaj ata nga Bosnja,në vend të tretë janë mysafirët nga Kosova,edhe pse në realitet situata është e ndryshme.

Share.