GJEKA SHKARKON FUNKSIONERET E PAPERSHTATSHEM

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryetari i Komunës së Ulqinit ne largim po vazhdon me veprimet e tija te radhes ku të hënën solli vendimin për shkarkimin nga detyra të tre funksionarëve të lartë komunal te cilet politikisht vijne nga radhët e Forcës së re demokratike.

Ai shkarkoi sekretarin e sekretariatit per buxhet dhe financa Valdet Axhemoviq dhe ne kete detyre vendosi bashkepunetorin  e ngushte Agron Ibrahimin, poashtu shkarkoi edhe drejtoreshen e Qendres per sisteme te informacionit Teuta Mehmedoviq dhe shefin e sherbimit per pune te perbashketa Nazmir Sula, ne vendin e te cilit ka vendosur Muhamet Niken.

Diteve ne vijim priten edhe shkarkime te reja politike te paralajmeruara dhe fati i Komunes se Ulqinit po mbetet ne meshiren e papjekurise politike dhe profesionale.

Ekonomia komunale ne remje, punetoret pa rroga, harxhimet e pakritera dhe korruptive cdo dite,  kurse kryetari ne kulmin e papergjegjesise.

Nje thenje popullore thote:” Stambolli digjet e plaka krifet”.

 

 

Share.