Gjeka: Qëllimi është të jemi lista më e madhe shqiptare

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryetari i Partisë Demokratike Fatmir Gjeka, tha për televizionin Teuta se lista e partisë së tij e kryesuar nga Gzim Hajdinaga, të cilës i është bashkuar edhe Iniciativa Qytetare, ka për qëllim të jetë lista më e madhe shqiptare, dhe pret që në të të kyçen edhe subjekte tjera.

Gjeka hodhi poshtë konstatimet se bashkëpunimi i tij i dikurshëm me Hajdinagën, dhe që shpesh është përcjellur me akuza të shumta nga kundërshtarët politk, mund të rezultojë negativisht në rezultatin zgjedhor. Sipas Gjekës, këto akuza asnjëherë nuk janë përcjellur me dënime gjygjësore, dhe ka qenë thjesht për përfitime politike. Ai gjithashtu u shpreh i sigurtë se kjo listë pa problem do ta sigurojë mandatin e deputetit.

Share.