Gjeka: Nuk do jemi pjesë e asnjë qeverie ku është edhe FD

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Pas Zenkës, edhe kryetari i partisë tjetër të koalicionit “Bashkë një za”, Fatmir Gjeka, ka bërë të njohur se subjekti që ai përfaqëson nuk do të jetë pjesë e bisedimeve për të formuar qeverinë e re të vendit. Për Gjekën, Demokratët dhe Lëvizja URA mund të jenë pjesë e bisedimeve, dhe se do të përkrahnin një qeveri të pakicës të drejtuar prej tyre,  por  në një qeveri ku Fronti Demokratik është përbërsi më i madh ata nuk e shohin veten. Gjeka shtoi se nuk ka pasur asnjë bisedë lidhur me pjesmarrjen e tyre në qeveri dhe se çdo informacion tjetër për këtë temë  është vetëm  spekullim.

Share.