Gjakonoviq në krye të NHT “Riviera e Ulqinit”

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ndërmarrjen hoteleriko-turistike “Riviera e Ulqinit”, pas një kohe të gjatë nuk do ta drejtojë më Radomir Zec, pasi bordi drejtues i kësaj ndërmarrjeje ka vendosur që në krye të saj të emërojë ish drejtorin e hotelit “Olimpik”, Bojan Gjakonoviq. Ky i fundit është edhe zyrtar i lartë i Partisë Demokratike të Socialistëve në Ulqin si dhe kryetar i klubit të këshilltarëve të kësaj partie në Kuvendin Komunal. Pas shitjes së hoteleve “Otrant” dhe “Lido”, si dhe dhënies me qira të hoteleve “Bellevue” dhe “Olimpik”,  “Riviera e Ulqinit” tani disponon vetëm kampin nudisitk në Adën e Bunës.

Share.