Gj. Gjonaj: Asnjë femër shqiptare në Kuvendin e Malit të Zi

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në periudhën e pluralizmit politik

Asnjë femër shqiptare në Kuvendin e Malit të Zi

Gjekë Gjonaj

Gratë  në Mal të Zi fituan të drejtën që të zgjidhen për funksione përfaqësuese  në vitin 1946. Ato këtë të drejtë e kanë shfrytëzuar nga legjislatura e parë  e Kuvendit Popullor të Republikës së Malit të Z, por me një përqindje jashtëzakonisht të vogël në raport me meshkujt. Mirëpo, deri në vitin 1990, fjala është për  zgjedhjet në sistemin njëpartiak jodemokratik, të drejtën  që të zgjedhen  në mënyrë të lirë  e shfrytëzuan  në zgjedhjet

Mali i Zi, sa i përket pjesëmarrjes  së grave  në parlament, në bazë të  të dhënave  të publikuara nga Banka Botërore , para zgjedhjeve të fundit parlamentare, ka qenë në vendin 103, mes 217  shteteve të botës. Ligji  në fuqi  për zgjedhjen e këshilltarëve dhe deputetëve  parashikon një kuotë prej 30 për qind  për listat e kandidatëve /eve.

Në  bazë të formularëve të përpunuar  nga 950 vende të votimit , vetëm afro 20  për qind    e këshillave zgjedhore ka pasur  për kryetare një grua.  Në të gjitha listat  zgjedhore  gratë  pjesëmarrëse  pakëz e kanë kaluar 30 për qindëshin.  Gratë në të shumtën e listave  kanë qenë të shpërndara  në çdo të  katërtin vend , në mënyrë që të respektohet  ligji. Por, asnjërën nga 17 listat kandiduese nuk e ka kryesuar  femra.

Pjesëmarrja e grave në listat zgjedhore  të subjekteve nacionale shqiptare  në zgjedhjet parlamentare  2016  ka qenë , siç vijon:

1.Koalicioni “Shqiptarët të Vendosur” kandidoi  me 38 kandidatë, prej të cilëve 12 kanë qenë femra, ose 31 për qind.

2.Koalicioni Shqiptar” Me një qëllim”  në listë për deputetë kishte 46 kandidatë, prej të cilëve  14 ishin femra, apo 30.4 %

  1. Lista e Lidhjes Demokratike të Shqiptarëve kandidoi me 31 kandidatë, prej të cilëve 11 femra, ose 35.5 për qind.

Është një hap i keq prapa se, në politikën shqiptare  në periudhën e pluralizmit politik  në Mal të Zi  nga viti 1990- 2016,  asnjë femër shqiptare nuk është ulur në ulëset e Kuvendit të Malit të Zi. Kjo tregon  se barazia gjinore  në  vitet e shumëpartiaksisë  tek shqiptarët    nuk është barazi dhe  se kundërshtar për femrat ka qenë dhe për fat të keq vazhdon të jetë mentaliteti i meshkujve. Frymë më e mirë politike  e përfaqësimit të grave shqiptare në Kuvendin e  Malit të Zi ka ekzistuar   në kohën  e regjimit komunist , në periudhën kohore  1946- 1990,  kur shqiptarët  patën  një deputete – z.Dushë Dushaj.

Është imperativ i kohës që lidershipi shqiptar në Mal të Zi  të kuptojë se sa e rëndësishme është që  të kemi përfaqësim të barabartë të dy gjinive në Parlamentin e Malit të Zi.   Njëra ndër argumentet kryesore është se përderisa gratë përbëjnë 50% të popullsisë është e drejtë juridike elementare që gratë të përfaqësohen në institucionet politike në mënyrë të barabartë me burrat. Demokracia e kërkon një gjë të tillë sepse mos përfaqësimi i barabartë i grave në politikë bie në kundërshtim me konceptin e demokracisë. Barazia gjinore në pjesëmarrjen politike është aspekt fondamental i qeverisjes demokratike moderne.

Sipas standardeve ndërkombëtare, meshkujt dhe femrat duhet të kenë të drejta dhe mundësi te barabarta për pjesëmarrje të plotë në të gjitha aspektet dhe nivelet e proceseve politike. Megjithatë, në praktikë, në shoqërinë shqiptare në Mal të Zi është shumë më sfiduese për femrat që t’i gëzojnë dhe t’i ushtrojnë këto të drejta. Përfaqësimi jo i kënaqshëm i femrave vazhdon  në të gjitha nivelet e qeverisjes. Duke iu referuar hulumtimit tonë në proceset zgjedhore parlamentare  të subjekteve nacionale shqiptare  rezulton se femra shqiptare,  përveçse  përfaqësimit formal në lista zgjedhore kandiduese , sa për sy e faqe,    as për së afërmi nuk është e barabartë me  burrat. Domethënë  barazia gjinore ekziston vetëm fjalë, edhem pse ato  janë n[ gjendje dhe kanë aftësi që  që të marrn apo të ndikojnë në vendimet publike njëjtë skur burrat.

Me gjithë ekzistimin e bazës ligjore, kuotave gjinore të cilat garantojnë pjesëmarrjen e femrave  në të gjitha proceset vendimmarrëse, kyçja e tyre reale në procese të rëndësishme vendimmarrëse është ende shumë e kufizuar. Femrat janë të tejkaluara nga meshkujt thuajse në të gjitha fushat me përgjegjësi. Një ndër arsyet kryesore kontribuuese në margjinalizmin e femrave në politikën shqiptare  është mungesa e vullnetit politik të lidershipit partiak që të  avancojnë   pjesëmarrjen e plotë të grave në procesin politik dhe në vendimmarrje.

Përfaqësimi i barabartë i gruas në politikë  në  shtetet me demokraci të zhvilluar është konsideruar të jetë shumë i rëndësishëm. Njëra ndër argumentet kryesore është se përderisa gratë përbëjnë 50% të popullsisë është e drejtë juridike elementare që gratë të përfaqësohen në institucionet politike në mënyrë të barabartë me burrat. Demokracia e kërkon një gjë të tillë sepse mos përfaqësimi i barabartë i grave në politikë bie në kundërshtim me konceptin e demokracisë.

Përderisa mënyra më e zakonshme për të u inkuadruar në politikë është përmes partive politike, partitë politike shqiptare  luajnë një rol jashtëzakonisht të rëndësishëm sa i përket inkuadrimit të gruas në proceset politike. Në mënyrë që partitë tona politike ta luajnë këtë rol të rëndësishëm duhet që pikësëpari të adaptojnë një strukturë të brendshme demokratike. Pra, subjektet nacionale shqoiptare në Mal të Zi   duhet të demokratizohen. Partive politike shqiptare në Mal të Zi  ju mungojnë ‘’mekanizma për përfaqësim të drejtë’’ dhe për këtë arsye ‘’pa demokratizim brenda partiak dhe fuqizim të gruas në vendimmarrje brenda partisë politike, është shumë e vështire që gruaja  të jetë e përfaqësuar denjësisht në institucione të larta  shtetërore, siç është Kuvendi dhe Qeveria.

Share.