Gëzuar Pashkët ortodokse nga Televizioni Teuta

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Televizioni Teuta uron të gjithë besimtarët ortodoks gëzuar e përshumvjet Festën e Pashkëve. Festa e Pashkëve është festa më e shenjtë për besimtarët e krishterë dhe ndër më të rëndësishmet e kalendarit fetar të ortodoksëve. Pashka, ose Ringjallja e Krishtit vjen pas një jave të shenjtë që kulmon me kujtimin e kryqëzimit te Jezu Krishtit të Premten e Zezë dhe ringjalljen e tij në mesnatën e së shtunës. Të krishterët ortodoksë, festojnë sot  Ringjalljen e Krishtit, e ne bashkohemi në këtë festë duke uruar mirësi dhe mbarësi për te gjithë besimtarët. Për botëkuptimin ortodoks, njeriu me dinjitet, në thelb, nuk është borgjezi që e ka rregulluar jetën më së miri, por njeriu fisnik me moral, i drejti, i ndershmi, i vërteti. Njeriu që vë në lëvizje të gjitha mundësitë shpirtërore dhe ecën drejt një pjekurie të brendshme të vazhdueshme.

Në ditën e gëzuar të Pashkës, të gjithë ftohemi të ndërgjegjësohemi se dinjiteti është kryesisht çështje e brendshme, lidhet me bërthamën e personalitetit njerëzor. Na fton të përjetojmë dinjitetin, si përvojë ngjallësore, me energjinë dhe shkëlqimin e Ngjalljes. Ajo na thërret të bëhemi të ndërgjegjshëm për misterin e personit njerëzor dhe për qëllimin tonë final. Njëkohësisht na frymëzon të bëhemi qeliza jetësore të shoqërisë, të cilat përpiqen për dinjitetin e bashkënjerëzve tanë dhe të popujve që iu është bërë padrejtësi. Siguria ngjallësore i fal dinjitetit të çdo të krishteri besimtar frymëzim, qëndresë dhe dinamikë të veçantë; ripërtërin vetëndërgjegjshmërinë tonë brenda dritës paskale. Gëzuar për të gjithë besimtarët ortodoks nga Televizioni Teuta.

Share.