Gëzuar Pashkët nga Televizioni Teuta

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Televizioni Teuta uron të gjithë besimtaret katolik me rastin e festës së Pashkëve.

Pashkët bartin një numër simbolikash nga më domethënëset, më të bukurat dhe më të vlefshmet.Pashkët me anë të simbolit të përsosjes përmes sakrificës, na japin shembullin aq të vyer të rrugës sa të mundimshme dhe të bukur drejt Virtytit.Pashkët na kujtojnë dhe na ngjallin Shpresën, që aq shumë na nevojitet, për jetën tonë, për punët tona, për familjet tona e për të ardhmen tonë. Pashkët, duke na bërë të ndiejmë pafundësinë, janë prova që Zoti na jep për të na kujtuar se jeta është thelbësisht shpirtërore.Por, mbi të gjitha, Pashkët na kujtojnë Ringjalljen, këtë mrekulli njerëzore dhe qiellore, për të cilën kemi aq nevojë.Në këtë mënyrë, dhe për këto arsye, Pashkët ju sjellin juve dhe të gjithëve,në mendje se sakrificat për një jetë të denjë janë një domosdoshmëri që duhet përballuar, pavarësisht nga rrethanat sado të vështira, pavarësisht nga vuajtjet sado të mëdha që na përplas ajo.

Gëzuar e për shumë vjet nga stafi i Televizionit Teuta.

Share.