Genci Nimanbegu uron Prof.dr. David Kalajn per cmimin e fituar “13 korriku”

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Sot ne Vilen Gorica eshte bere ndarja e cmimit me te larte ne Mal te Zi,cmimi I “13 korrikut” te cilin per kete vit e kane fituar: Prof.dr. David Kalaj, skulptori Miodrag Shqepanoviq dhe dr Svetozar Saviq.

Prof.dr. David Kalaj, eshte matematicienti I njohur nga Tuzi-Malesia te cilin per laureate te cmimit e kane propozuar profesoret e Univerzitetit te Malit te Zi. Eshte I lindur me 1971 ne Podgorice ku edhe I ka perfunduar studimet ne matematike, kurse magjistraturen dhe doktoraturen I ka perfunduar ne Beograd. Aktualisht eshte professor ne FMN, redaktor I disa revistave matematiko-shkencore dhe fitues I cmimit te Ministrise se shkences per projektin me te suksesshem ne nivelin shteterore. Nga viti 2004 udheheq programin studimore te mesuesise ne gjuhen shqipe.

Me rastin e marrjes se ketij cmimi te larte, nenkryetari I Kuvendit te Malit te Zi Genci Nimanbegu e ka uruar profesorin Kalaj, duke e vleresuar larte kontributin dhe sukseset e arritura.

Letren e nenkryetarit Nimanbegu mund ta lexoni ne teresi:

Prof. dr. David Kalaj

Me rastin e laurimit me çmimin më të lartë të Malit të Zi, çmimin “13 Korriku”, më lejoni të shpreh dëshirat dhe urimet e mia më të sinqerta.

E vlerësoj lart kontributin dhe sukseset tuaja në fushën e shkencës së matematikës, që tashmë kanë arritur edhe nivele botërore, por edhe atë që dhatë dhe po jepni në avancimin e arsimimit të shqiptarëve në Mal të Zi.

Mburrja që e ndjej unë me këtë rast si nënkryetar i Kuvendit të Malit të Zi, e posaçërisht si kryetar i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Mal të Zi por, më lejoni ta them edhe si mik Juaji, është e pamatshme.

Uroj që sukseset të vazhdojnë dhe të mbeteni shembull për rininë tonë përparimtare!

Sinqerisht,

Genci  Nimanbegu

Nenkryetar I Kuvendit  te Malit te Zi

Share.