Gazeta “Vijesti”:Murati poston kartën e anëtarësimit me fotografi të Shqipërisë së Madhe

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Gazeta “Vijesti” , e perditshmja malazeze, ka dalë ditën e diell me një artikull në të cilën ka publikuar postimet e nënkryetarit të Komunës së Ulqinit Arian Muratit nga faqja e tij në facebook.

Murati në faqen e tij në facebook ka postuar biletë e ndeshjes Shqipëri-Maqedoni e cila luhet sot në Shkodër, si dhe kartën e antarsimit në shoqatën e tifozave, në të cilët është harta e Shqipërisë së Madhe. Murati është përgjigjur se nuk i ka dizenjuar ai kartat dhe se është thjesht një tizof i kombëtares.

Harta e trojeve ku jetojnë shqiptarët e cila ndodhet në kartën e antarsimit në shoqatën e tifozave  kuq e zi, simbolizon përkrahjen e të gjithë shqiptarëve kudo që ndodhen për kombëtaren e futbollit, dhe nuk ka prapavijë politike, ka deklaruar Murati.

Share.