GATI PËR PRITJEN E REFUGJATËVE

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministrja e Punës dhe Mirëqenies Sociale të Malit të Zi, Zorica Kovaçeviq ka thënë në një deklaratë për Anadolu Agency se pritet që nëpërmjet Malit të Zi do të mund të kalojnë rreth 2.000 refugjatë në ditë.Kur bëhet fjalë për vendosjen e tyre në Mal të Zi, Qendra për Azilkërkuesit ka 80 vende, qendra për pranimin e të huajve ka 50 vende dhe Qendra publike “Luboviq” 25 vende, që gjithsej janë 155 vende në dispozicion. Nga Qeveria e Malit të Zi kanë bërë të ditur se me adaptimin e objekteve të policisë në Podgoricë dhe Zogaj afër Ulqinit do të sigurohen rreth 500 vende.Ministrja Kovaçeviq theksoi se në këtë moment Qeveria e Malit të Zi nuk ka marrë asnjë lloj informacioni se refugjatët janë nisur në drejtim të Malit të Zi.

Share.