Garat e recituesve të rinj: Fitues Lekperiq, Lika dhe Pali

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Nën organizimin e fondacionit “Studenti” mbrëmë në Qendrën për Kulturë u mbajtën garat e recituesve të rinj.

Ky është viti i dytë që organizohen garat e recituesve dhe pjesmarrja ishte nga të gjitha trevat ku jetojnë shqiptarët në Mal të Zi. Juria përbëhej nga Syme Kokaj, mësuese në pension, Agron Dizdari aktor nga Shkodra, dhe Amire Grajcevci, valltare.

Në kategorinë e shkollave fillore fituese u shpall Esmerinda Lekperiq nga Kraja, në vend të dytë Liza Vulaj nga Tuzi, kurse në vend të tretë doli Fierza Celaj nga Gucia. Në kategorinë e shkollave të mesme më i miri u shpall Sakib Lika nga Ulqini, në të dytin Nejra Mujali po nga Ulqini, dhe në të tretin Flaka Balidemaj nga Plava. Si më i miri i Garës së recituesve të rinj 2015 u shpall Behar Pali nga Ana e Malit.

Share.