Garat e recituesve të rinj edhe këtë vit sollën emocion të vërtet

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Garat e recituesve të rinj- Ulqin 2021 u mbajtën edhe këtë vit në galerinë e Qendrës për Kulturë. Aktivititrt ky i përvitshëm arsimoro kulturorë i organizuar nga fondacioni “Studenti” ka mbledhur shkollat fillore dhe të
mesme të Ulqinit, si dhe shkollën fillore “Gjergj Kastrioti Skenderbeu” Ostros. Konkurrenca si çdo herë ishte e madhe dhe juria e përbërè nga Dimitriv Popoviq, poet dhe studiues i letërsisë, Edita Nimanvegu, shkriatare, si dhe mjekja Teuta Gjeçbritaj kanë bërë përzgjedhjen e gatuesve më të mirë. Në kategorinë e shkollave fillore vendin e tretë e kanë ndarë: Reina Fici dhe Fiorentina Lekperi, vendin e dytë: Bora Kurti dhe Hëna Cungu, kurse vendi i parë i takoj Arbana Cura. Për shkolla të mesme, vendin e parë e mori Leontina Elezoviq. Fituesi i përgjithshëm i Garave të recituesve të rinj është Behar Pali.
Hajredin Kovaçi, kryetari i Fondacionit Studenti tha se çdo vit garues ka më tepër dhe se përgaditen shumë mirë nga mësimdhënësit e tyre.

Share.