Gani Karamanaga: Materniteti të jetë pjesë e bisedimeve për qeveri

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Prim.dr Gani Karamanaga

Këto ditë Ministria e shëndetësisë e Malit të Zi lëshoji vendimin  me të cilin  Shtëpia e shëndetit e Ulqinit mundet me pasur shërbimin gjinekologjik me stacionar. Kjo gjë nënkupton se në Maternitetin e Ulqinit nuk munden të bëhen lindjet.

Materniteti ka qenë ëndrra e shumë gjeneratave, mjekëve, si edhe nënave që të lindin në vendin e tyre. Materniteti në Ulqin u hap me datën 5 shkurt 2005. Qytetarët në mënyrë masovike  hynë brenda. Ishin të befasuar me rregullin dhe bukurinë e tij. Një mjeke më takoi në mes të popullit dhe më tha:

”Drejtor,materniteti ynë është si Bewerlli Hills”

“Në shumë degë të tjera të mjekësisë pacienti edhe pas shërimit humb diçka,

“Në maternitet gruaja shtatzënë bëhet nënë, në botë vjen një jetë e re…“ka thënë një profesori im në Beograd.

Në inagurimin e Shtëpisë së Shëndetit në Podgoricë në vitin 2006 takova Zotëri Filip Vujanoviqin, kryetarin e Malit të Zi. Duke u përshëndetur më tha:

Ju keni Maternitetin..”

Në atë kohë isha duke u ngritur me ashensor  në një takim në Ministrinë e Shëndetësisë. Një zonjë më tha:

Ju kam ndjekur në TV, materniteti i juaj është IN..”

Gjatë këtyre dhjetë viteve  prej fillimit të punës stafi mjekësor si edhe personeli tjetër ka punuar  shumë mirë, kanë arritur rezultate të shkylqyera.Kanë lindurë më tepër se 1400 fëmijë të shëndoshtë.

Në realizimin e projektit të maternitetit në Ulqin morrën pjesë këto Ministra të Shëndetësisë në Qeverinë e  Malit të Zi:

Dr Zharko Miqoviq i pari e lejoj ndërtimin  në vitin 2002,

Dr Miodrag Caro Pavliçiq së bashku me drejtorin e Fondit për shëndetësi Ramo Braliq e realizoj këtë ëndërr,

Dr Miodrag Bobo Radunoviq gjithmonë e ka përkrahur maternitetin dhe nuk ka qenë kundër  hapjes së stacionit për transfuzion në Ulqin.

Do të theksoj se e para e japi përkrahjen  për maternitet në Ulqin ish kryeparlamentarja në Kuvendin e Malit të Zi Zonja Vesna Peroviq, në tetor të vitit 2001.

Për këtë arsye, një prej qëllimeve për të shkruar këtë  tekst-reagim është që të riaktivizojmë të gjithë forcat tona, të luftojmë prapë si në fillim dhe Materniteti, ëndrra dhe realiteti i nënave dhe fëmijëve, të mbijetojë dhe të zhvillohet edhe më tutje.   

Po e theksoji që në parterin e maternitetit  është vendi për stacionin e transfuzionit si edhe aparatura e nevojshme, Transfuzioni mundet me u çel me lejimin e Ministrisë së shëndetësisë dhe me qenë  pjesa e Entit për transfuzion  nga Podgorica.

Gjithashtu edhe ashensori në  maternitet është  ndërtua që të ngritet deri në pllakën e fundit çdo me thënë së është e mundshme ndërtimi katit të dytë i cili mundet me qenë salla e operimit.

Është detyra profesionale dhe qytetare e  të gjithë strukturave politike

.Të luftojnë që Materniteti i jonë të mbijetojë.

 

 

Propozoji:

 Që Materniteti në Ulqin me qenë pjesë e klërkesave të stafit politikor të  shqiptarëve lidhur me konstiutimin e Qeverisë të Malit të Zi.

Në fund : tre Ministrat e shëndetësisë  e Malit të Zi  ( Miqoviq, Pavliçiq, Radunoviq) morrën pjesë në vendimin, lejimin, ndërtimin dhe pajisjen e Maternitetit në Ulqin.

Për këtë arsye Ministri i tanishëm (Dr. Budimir Shegrt ) nuk mundet të vendos  për ndëprerjen  e punës në  Maternitetin e Ulqinit.

 Shpresoji që , edhe  Bashkësia e gjërë e Malit të Zi nuk do t’i refuzojë kërkesat objektive të shëndetësisë së Ulqinit.

Ato nuk janë të mëdha, por janë të domosdoshme

 

Share.