Galiq: Për momentin nuk nevojitet mbyllja e të gjitha shkollave

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Transmisioni i të prekurve me koronavirus në shkollat e Malit të Zi për momentin nuk është shqetësues në mënyrë që të mbyllet i tërë sistemi shkollorë, ka deklaruar drejtori i Institutit për shëndetin publikë Igor Galiq. “Transmisionin  do ta përcjellin rregullisht nëpër shkolla dhe do të japin rekomandime dhe në pajtim me to do të sillen edhe institucionet shkollore” ,ka deklaruar Galiq për Radion e Malit të Zi në emisionin “Radio ordinanca” . Ai  ka theksuar se në bazë të rekomandimeve është marr qëndrim  se shkollat duhet të jenë të hapur dhe se duhet të bëhet ç’është e mundur që nxënësit të ndjekin mësimin në shkolla. Duke folur për situatën epidemiologjike në Mal të Zi, Galiq ka theksuar se tani vendi ynë gjendet në një fazë të ndieshme kur është arritur maksimumi i të prekurve nga koronavirusi. Ai ka shtuar se për momentin nuk mund të jepen vlerësime se kur do të ndodh ulja e numrit të infektuarve.

Shkruan RTMZ

Share.