Galeria e Arteve: Ekspozitë e fotografive nga protestat studentore në Kosovë , Tetovë dhe Tiranë gjatë viteve 90-ta

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në Galerinë e Arteve te Qendrës për Kulturë, nën patronazhin e Komunës së Ulqinit, u hap ekspozita  ” 1 Tetori përmes fotografive të kohës ” . Në këto fotografi shfaqen pamje nga protestat studentore të vitit 1997 të zhvilluara në Prishtinë , Tiranë dhe Tetovë gjatë luftës në Kosovë. Të pranishëm në hapjen e kësaj ekspozite, përveç përfaqësuesve të pushtetit lokal në Ulqin , kanë qenë edhe Bujar Dugolli lider i levizjes studentore 1997-1999 , aktualisht dekan ne Fakultetin Filozofik në Prishtinë , z.Ilir Dizdari dhe z.Spiro Curra , përfaqesues të protestave të zhvilluara në Tiranë dhe Tetove gjatë asaj periudhe.  Me këtë rast në shenje falenderimi për perkrahjen e këtij organzimi dhe ruajtjen dhe kultuvimin e vlerave dhe kultures shqiptare , Kryetari i Komunës së Ulqinit Nazif Cungu pranoi mirënjohje nga Bujar Dugolli lider i levizjes studentore .

Share.