Gafë e kryeministrit Markoviq. Valdanosin e vendos nën menaxhimin e Komunës së Ulqinit

0

Kryeministri i Malit të Zi Dushko Markoviq, deklaroi dje se Valdanosi ishte i mbrojtur nga devastimi sa ishte nën menaxhimin e Ministrisë së mbrojtjes, ndërsa është uzurpuar dhe devastuar komplet prej kur ka kaluar nën mbikqyrjen e Komunës së Ulqinit. Markoviq harroi se Valdanosi akoma menaxhohet nga Ministria e mbrrojtjes, e cila kontrollon edhe hyrje-daljet nga ky atraksion turistik i Ulqinit. Gafa e Markoviq ka ngjallur komente të mëdha në rrjetet soaciale, si dhe reagim të LQ URA, të cilët deklaratën e Markoviq e kanë quajtur skandaloze, pasi Qeveria e Malit të Zi, jo vetëm që nuk ka mbrojtur Valdanosin, por në periudhën 45 vjeçare ka shkatërruar edhe mbi 20 mij rrënjë ullinj që ndodhen në atë zonë.

Share.

Leave A Reply