G.Rexha: Pritet rendiment i lartë i ullirit, miza sulmon frutin, apel për spërkatje urgjente

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Këtë vit do të kemi një rendiment   të mirë të ullirit, fryt të shëndetshëm çka garanton edhe cilësinë e mirë të vajit të ullirit.

Këshilltari për Bujqësi pranë Komunës së Ulqinit Gani Rexha deklaroi për Televizionin Teuta se ullishta këtë vit do të ketë rendiment të kënaqshëm , por nëse nuk merren masa urgjente për spërkatjen e ullishtës mund të vijë deri tek dëmtimi i frytit nga miza e ullirit.

Edhe pse si duket në terren këtë vit ullishtarët do të kenë vit të bereqetshëm, gjer më tani fryti është zhvilluar shumë mirë, por kushtet klimatike kanë ndikuar që vende ,vende të paraqitet miza e ullirit e cila  nëse nuk trajtohet me preparate kimike mund të dëmtojë frytin e ullirit.

Këshilltari për bujqësi Gani Rexha apelon tek të gjithë ullishtarët që gjatë kësaj jave të ndërmarrin masa urgjente për spërkatje të ullishtave, meqenëse ky është edhe rekomandimi i fundit i Fakultetit Bioteknik. Për evituar nëse miza është prezentë në ullishtë ka metoda të ndryshme. Një ndër metodat që kemi hasur në ullishtën e vjetër të Ulqinit është vendosja e një ene e cila monitoron paraqitjen e mizës .Enët e tilla monitoruese sipas ekspertit të bujqësisë Rexha vendosen në gjysmën e muajit qershor, vëzhgohen çdo javë ku evidentohet se sa është e përhapur miza.

Pas një sezone të suksesshme turistike të shpresojmë edhe një sezone të bereqetshme të ullishtës.

H.Nelaj

Share.