Fyrje personale ndaj deputetit Shkrela në mbledhjen e Kuvendit

0

Në mbledhjen e djeshme të Kuvendit të Malit të Zi, përsëri pati incidente verbale në mes disa deputetëve të Frontit Demokratike dhe atyre të shumicës. Polemikat më të ashpra ishin në mes deputetëve Andrija Mandiq dhe Luigj Shkrela. Mandiq në debat e sipër iu drejtua Shkrelës me fyerje personale ndaj pamjes fizike te deputetit Shkrela,çka ngjalli reagim edhe të deputetëve të tjerë. Debat pati edhe në mes deputetit tjetër të Frontit Demokratik Millan Knezheviq dhe nënkryetarit të Kuvendit Genci Nimanbegu. Vitet e fundit gjuha e përdorur gjatë debateve në Kuvend po degradohet dita ditës, sidomos nga deputetët e Frontit Demokratik.

Share.