Fyerjet dhe sulmet verbale ndaj një gazetarëve nuk guxojnë të tolerohen

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Fyerjet dhe sulmet verbale ndaj gazetarëve nuk duhet të jenë sjellje të cilat  tolerohen , por një paralajmërim që shteti duhet të marrë masa shtesë dhe të mbrojë integritetin e secilit individ, ka thënë   Ministrja e Administratës Publike, Shoqërisë Dixhitale dhe Media, Tamara Srzentiq

Ajo dënoi fyerjet  nga  masa që u mlodhën për të pritur  nënkampionin botëror në boks, Petar Lijesheviq, ndaj gazetarit sportiv të Televizionit të Malit të Zi , Nebojsha Shofranac.

“Natën e kaluar, Shofranac tregoi profesionalizëm dhe besnikëri ndaj profesionit  si gazetar sportiv ku raporton me dekada  për sportet më të rëndësishme dhe ngjarjet  tjera. Unë e falënderoj atë për qetësinë e tij, e cila nuk inkurajoi tensione dhe ndarje edhe më të mëdha në shoqëri, “shkroi Srzentiq në Twitter.

Ajo tha se gjatë mandatit të sajë do të përkushtohet  për të siguruar që të gjithë gazetarët në Mal të Zi të kenë trajtim të barabartë, dhe të ndjehen të lirë, dhe të sigurt për të bërë punën e tyre, por gjithashtu edhe për të rritur ndërgjegjësimin e qytetarëve se një sulm ndaj gazetarëve është një sulm ndaj lirisë së fjalës dhe demokracisë.

“Përmes një dialogu të vazhdueshëm, unë  do vazhdoj bisedimet me përfaqësuesit e mediave në mënyrë që të përmirësoj mjedisin për punën dhe aktivitetet e medias, tregun mediatik dhe për të përmirësuar pozicionin dhe kushtet për punën e gazetarëve,”  ka  thënë  Srzentiq

Share.