Fushatë senzibilizuese për mbrojtje nga zjarri

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Me datën 1 qershor hyn në fuqi ndalimi i ndezjes së zjarreve në sipërfaqe të hapura .Shërbimi i Mbrojtjes dhe Shpëtimit në bashkëpunim me Komunën e Ulqinit dhe Drejtorinë për mbrojtje dhe shpëtim ,Ministrinë e Punëve të Brendshme e Malit të Zi ,nisën sot një fushatë senzibilizuese,   për edukimin e qytetarëve dhe mysafirëve që vijnë në qytetin tonë për mundësinë e parandalimit të zjarreve. Në këtë fushatë do të ndahen broshura me udhëzime për sigurimin nga zjarri. Broshurat janë të shtypura në dy gjuhë.

Kryeshefi i këtij  Shërbimi Saubih Mehmeti  për televizionin Teuta u shpreh se sezoni veror gjithmonë është stinë e rrezikshme ku ndodhin shpërthime të zjarreve, andaj ky aksion është si një preventivë për mbrojtje më të mirë, dhe që faktori njeri mos të jetë faktor për shpërthime të zjarreve që është shumë i përhapur në komunën tonë.

Mehmeti paralajmëroi se do të vazhdohet me këtë fushatë edhe në zonën e Anës së  Malit,por gjithashtu ai tha se broshurat do të ndahen edhe në momentin kurë në qytetin tonë do të ketë fluks më të madh të mysafirëve.

Pera Pavlica Dragishiq nga Ministria e Punëve të Brendshme e Malit të Zi është optimiste se fushata të tilla ndikojnë në ndërgjegjësimin e popullatës dhe se mbrojtja më e mirë është preventiva të cilën ata po e realizojnë duke ndarë broshura me udhëzime për mbrojtje nga zjarri.

 

H.Nelaj

Share.