Fushatë dyjavore kundër dhunës ndaj grave

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Fushata “16 ditë  aktivizëm për të luftuar dhunën kundër grave” ka filluar ditën e sotme. Kjo fushatë organizohet nga SOS për Gratë dhe Fëmijët Viktima të Dhunës në Podgoricë, Berane dhe  Ulqin, duke iu bashkuar kështu fushatës globale kundër dhunës ndaj grave.

Kjo është një fushatë globale në të cilën marrin pjesë organizatat, institucionet, dhe individët në mbi 100 vende të botës. Fushata fillon më 25 nëntor në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave dhe përfundon më 10 dhjetor, në  Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut. Këtë vit fushata ka për theks nevojën për financimin e qëndrueshëm të aktiviteteve që synojnë për t’i dhënë fund dhunës ndaj grave dhe vajzave.

Telefoni SOS për gratë dhe fëmijët viktima të dhunës nga Podgorica, Berane dhe Ulqini, këtë vit fushatën e organizojnë mbështetjen dhe financimin e Delegacionit të BE-së në Mal të Zi. Fushata do të përfshijë një varg aktivitetesh të orientuara drejt vendimmarrësve, të cilat do të zhvillohen nën patronazhin e projektit “Mbrojtja kundër dhunës me bazë gjinore – kusht i demokracisë dhe sundimit të ligjit”, thuhet në deklaratën e organizatave jo-qeveritare.

Share.