Fushata i afrohet fundit. Në mesnatë fillon heshtja zgjedhore

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Fushata zgjedhore e partive politike të cilat do të marrin pjesë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare po shkon drejt fundit. Koalicionet shqiptare janë duke mbajtur tubimet e tyre të fundit në kuadër të heshtjes zgjedhore e cila fillon sonte në mesnatë.

Mbrëmë koalicioni “Me një qëllim” mbajti tubimin në Anë të Malit në ambient të hapur, kurse sonte do të ketë edhe tubimin e fundit në Qendrën për Kulurë në Ulqin. Koalicioni tjetër “Shqiptarët të vendosur” pas tubimeve në Krajë dhe në Anë të Malit, mbrëmë pati edhe tubimin qëndror në sallën e Qendrës për Kulturë. Në zgjedhjet e së dieles marrin pjesë 17 lista të partive dhe koalicioneve , nga të cilat 3 janë lista shqiptare.

Share.