FUQIZIMI I GRAVE DHE VAJZAVE DO TË THOTË FUQIZIMI I GJITHË SHOQËRISË

FUQIZIMI I GRAVE DHE VAJZAVE DO TË THOTË FUQIZIMI I GJITHË SHOQËRISË

0

Mali i Zi është i dedikuar për avancimin, mbrojtjen dhe përmbushjen e të gjitha të drejtave të njeriut dhe zbatimin e Platformës së Pekinit për Veprim, si dhe Agjendën për Zhvillim 2030 si një kornizë kyçe për fuqizimin e grave dhe arritjen e qëllimeve të zhvillimit të qëndrueshëm, tha ministri Mehmed Zenka në debatin e përgjithshëm të sesionit të 63-të të Komisionit për Statusin  e grave  që u mbajt në Nju Jork.

Ministri theksoi se Mali i Zi ka krijuar një kornizë të fortë legjislative dhe institucionale që garanton barazinë e grave dhe burrave dhe zhvillon një politikë të mundësive të barabarta. Ne po zhvillojmë mekanizma për luftimin e diskriminimit në bazë  gjinore si dhe mekanizmat për implementimin   horizontal të barazisë gjinore në të gjitha nivelet, theksoi Zenka.

Sipas ministrit, janë krijuar  raporte të  partneritetit me organizatat ndërkombëtare në Malin e Zi dhe me organizatat joqeveritare  për të përpiluar  planin  e veprimit  në nivel shtetërorë dhe zbatimin e mënyrave të barazisë gjinore. Ne jemi krenarë që përmes këtij koncepti janë trajnuar dhe edukuar  gjer më tani   2000 persona  në të gjitha aspektet e barazisë gjinore.

Ne dëshirojmë që të vendoset  procesi i  rregullt I buxhetimit  gjinor, tha Ministri  ,dhe vuri në dukje se tani autoritetet në nivel republikan  dhe lokal kanë një përgjegjësi të ndajë fonde për implementimin e axhendës të barazisë gjinore.

Ai dha një mesazhë të qartë duke deklaruar se  fuqizimi i grave dhe vajzave do të thotë fuqizimi I gjithë shoqërisë.

Please follow and like us: